Mesfushori Sabien Lilaj do të jetë afrimi i parë i Dinamos në merkaton e dimrit, pas largimit nga Prishtina.
Dhe kështu pritet të ndodhë, pasi me lojtarin korçar akordi është arritur dhe tani pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi i tij.
Përveç Lilajt, blutë pretendojnë të afrojnë në skuadër edhe të paktën tre lojtarë të tjerë “të gatshëm”, pra që të jenë gati për të luajtur menjëherë.
Bëhet fjalë për një mbrojtës qendre, një sulmues qendre dhe një sulmues krahu.
Pasi të jenë bërë këto afrime, rrjedhimisht do të ketë edhe ndonjë largim nga organika aktuale e kryeqytetasve.
Në listën e largimeve janë disa emra, por për momentin nuk ka zyrtarizime nga klubi. Fillimisht stafi dhe drejtuesit do të bëjnë një analizë.