Punëtorët që janë duke u marrë me rinovimin e një salle tregu në Skoci gjetën një mesazh në shishe e lënë nga një murator që punonte në ndërtesë në vitin 1967.
Jo Murray, menaxher i tregut viktorian në Inverness, tha se punëtorët që bënin rinovime në sallën e tregut viktorian gjetën një mesazh nga një njeri që punoi në grupin e fundit të rinovimeve të mëdha, të cilat përfunduan në vitin 1967.
“Ne prisnim të gjenim disa gjëra interesante në fazën e prishjes së ndërtimit dhe nuk u zhgënjyem. Pas punës së fundit të madhe të bërë në 1967, gjetëm një mesazh në një shishe nga një punëtor krenar”, tha Murray në një njoftim për shtyp.
“Në një çerek shishe vodka të zbrazët, të varrosur mjeshtërisht nën dysheme, ishte një shënim i shkruar nga JTT Thomson, një murator nga Shetland.
Shënimi thotë “JTT Thomson. Mason. Murness, Uyeasound, Unst, Shetland. Adresa e Invernessit 40 Deny St. Mosha 41. Ndërtimi i përfunduar dhe tjegulla 20.6.67”.
Projekti i rinovimit filloi në janar të vitit 2021 dhe pritet të përfundojë në mesin e vitit 2022.