Është vetplagosur një person me armë zjarri derisa ishte duke e pastruar atë, raporton Gazeta Enigma.
Viktima ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregulltë.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Prishtinë, 26.12.2021-16:06. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri gjatë pastrimit. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 6 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.