Para dy javësh, ylli televiziv, Kim Kardashian bëri kërkesë për të qenë ligjërisht beqare, por ish-bashkëshorti, reperi, Kanye West ka bërë një veprim për të qenë sërish pranë saj.
Reperi ka blerë një shtëpi prej 4.5 milionë dollarësh përballë rrugës së shtëpisë së modeles, në Hidden Hills të Los Angeles.
Ai është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi dhe një pishinë në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje televizive.
West pagoi mbi 420 mijë dollarë më shumë se çmimi fillestar, për të siguruar që të mos kishte oferta tjera dhe për të qenë më afër ish-bashkëshortes.
Kujtojmë, që reperi është shprehur publikisht për t’u bashkuar me familjen dhe për një pajtim me Kim Kardashian, pavarësisht se kjo e fundit ka nisur romancën me Pete Davidson.