Ndalohet automjeti me targa të Serbisë në Jarinje, i gjenden pjesë për vetura në vlerë 10 mijë euro

Ndalohet automjeti me targa të Serbisë në Jarinje, i gjenden pjesë për vetura në vlerë 10 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Jarinje është kontrolluar një automjet me targa të Serbisë, ku është gjetur sasi e madhe e pjesëve për vetura, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se vlera fillestare e pjesëve të gjetura është 10 mijë euro.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Related Articles