Vdes 3-vjeçari që pësoi djegje të rënda pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga zjarri

Vdes 3-vjeçari që pësoi djegje të rënda pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga zjarri

Ka vdekur 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shefi i Intensivës, Shaqir Uka, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegjet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka.

Ndryshe, një shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.

Teksa Policia e Kosovës po e heton rastin, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit lidhen me një problem me rrymën. E për këto dyshime në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KEDS-it./Gazeta “Enigma”/

Related Articles