Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 18 dhjetor është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, Kadri (Sefer) Gashi.
Nga Policia thonë se ai është i zhdukur që nga 15 dhjetor, ndërsa familjarët e kanë raportuar pas tre ditësh.
“Njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.
Për çdo informacion luteni të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuar.
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected] .