Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai përfaqëson, është demokratike, dhe mirëpret njerëzit e ri.
Megjithatë, ai deklaroi në Rubikon se po ashtu LDK mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti, njofton Klankosova.tv.
”Pavarësisht veprimeve të pushtetit, ne duhet të ndërtojnë modelin tonë alternativ”.
”Çfarë është LDK e re, e re them në lidershipin që unë përfaqësoj. Një LDK proaktive në mendimin politik, që i njeh gabimet e veta, që hapë dyert për njerëzit e ri, që i promovon figurat më të mira të brendshme që i ka dhe që i mban përgjegjës pushtetin për veprimet e tyre politike që janë në dëm të qytetarëve”.