Lagja “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës qe dhjetë ditë pa rrymë

Lagja “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës qe dhjetë ditë pa rrymë

Derisa në Kuvend debatohet për krizën energjetike, banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut” kanë rreth dhjetë ditë pa rrymë pas prishjes së trafos.

Ata kërkojnë ndihmën e shtetit pasi KEDS-i nuk është përgjegjës për atë zonë.

Të gjitha rezervat ushqimore familjes Avdiu në lagjen “Kroi i Vitakut” po i shkojnë dëm pasi mungon energjia elektrike prej rreth 10 ditëve.

KEDS-i nuk e ka nën administrim atë zonë, derisa administratës së Mitrovicës së Veriut nuk i intereson fare ajo çështje.

“Ushqimin që e kemi rezervua për shkak të festave po na rrezikohet. Pjesa që kanë qenë të ngrirë tashmë janë larguar. Tani pos hfrytëzojmë vetëm ushqim të gatshëm”, deklaroi për RTK-në Naser Avdiu.

Si familja e tij janë edhe rreth 60 familje tjera në këtë pjesë të Kosovës.

Ndërsa, banorët lokal kërkojnë ndihmë nga shteti.

“I bëjmë apel qeverisë dhe komunës për të na zgjidhur problemin dhe të kemi së paku energji elektrike”, deklaroi Reshat Rama.

Related Articles