Xhaka falenderon Artetën që e shndërroi në një lider

Xhaka falenderon Artetën që e shndërroi në një lider

Dhjetori i vitit 2019 ishte një pikë e ulët për Granit Xhakën, i cili u sulmua jashtë fushës nga tifozët e Arsenalit gjatë barazimit 2-2 me Crystal Palace në Emirates Stadium.

Teksa Xhaka u largua nga fusha, ai mbylli veshin e tij ndaj turmës që e ofendonte, hoqi fanellën e tij dhe u nis drejt e poshtë tunelit, me karrierën e tij në Arsenal që duket se ka përfunduar brenda pak çastesh.

“Kjo është pjesë e jetës sime,” i tha ai Amy Lawrence të Athletic, dy vjet pas incidentit.

“Në fund e mora shumë pozitivisht dhe nëse një ditë në të ardhmen flas për këtë me fëmijët e mi, e di se do të jem në gjendje të buzëqesh sepse ishte një çelës për të më bërë një person më të fortë dhe gjithashtu më të fortë të lidhur me klubin e futbollit. Pas asaj që ndodhi dy vite më parë, ishim shumë larg njëri-tjetrit, mendoj se hap pas hapi po afrohemi gjithnjë e më shumë.

Ndjej shumë më tepër dashuri nga tifozët e Arsenalit sesa dy vjet më parë”.

Falënderim për Mikel Artetën:

Jo shumë kohë pas përplasjes së Xhakës me tifozët e Arsenalit në dhjetor 2019, ish-menaxheri Unai Emery u zëvendësua nga Mikel Arteta.

Që atëherë, Xhaka e ka rigjallëruar rolin e tij në Arsenal, duke u shndërruar nga kapiten i turpëruar në një lider të rilindur.

“Ai është aryseja pse unë jam ende në këtë klub futbolli”, tha Xhaka për Artetën.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi dy vite më parë me fansat dhe pa të nuk mendoj se do të isha më këtu”.

Related Articles