Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, gjatë natës në rrugën “Ukshin Kovaçica” kanë vërejtur se brenda një lokali po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur 22 persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar 782 mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati/bixhozi (zare, çipa, letra etj.)
Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar personat të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’. Gjithashtu atyre u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të masave kufizuese COVID-19. /Gazeta Enigma/