Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë, pas një përleshje me thika që ndodhi konkretisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Policia ka njoftuar se nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar tre persona të tjerë, përcjell Gazeta Enigma.
“Rreth orës 02:00, të datës 01 janar 2022, policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një përleshje të ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”.
“Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes tre persona meshkuj kosovar kishin mbetur të lënduar të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Pas tretmanit mjekësor njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë liruar në shtëpi. Sipas autoriteteve mjekësore të lënduarit lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia tueje ka bërë të ditur se ;idhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, të cilëve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit./Gazeta Enigma/