Elon Musk ka mohuar pretendimet satelitët e tij Starlink, po zënë tepër vend në hapësirë, raporton BBC.
“Dhjetëra miliardë satelitë mund të akomodohen në orbitat afër Tokës”, ka thënë Musk për “Financial Times”.
Komentet e tij erdhën pas pretendimeve të kreut të Agjencisë Evropiane Hapësinore (ESA) se Musk po bën rregullat për industrinë e hapësirës.
Këtë javë, Kina po ashtu u ankua se stacioni i saj hapësinor u desh të shmangte përplasjet me satelitët Starlink.
“Hapësira është thjesht jashtëzakonisht e madhe dhe satelitët janë shumë të vegjël”, tha Musk. “Disa mijëra satelitë në hapësirë nuk janë asgjë. Është sikur të thuash janë disa mijëra vetura në Tokë. Nuk është asgjë”.