BlackBerry-t “po i vjen fundi” nga 4 janari

BlackBerry-t “po i vjen fundi” nga 4 janari

Kompania e BlackBerry ka njoftuar konsumatorët se versionet e telefonave nga 7.1 e poshtë “nuk do të funksionojnë në mënyrë të besueshme”. Kjo u bë e ditur nga zyrtarët e kompanisë, duke thënë se ky ndryshim do të nisë nga 4 janari.

BlackBerry një paralajmërim të tillë e kishte dhënë në shtator të 2021-s, megjithatë kishte vendosur t’i vazhdonte shërbimet në shenjë falënderimi për klientët besnikë.

Pamundësia e përditësimit të opsioneve për këto versione kryesisht do ta prekë internetin WiFi.

Sipas njoftimit, nuk do të ketë garanci nga kompania në lejimin e kryerjes së telefonatave, aksesin në të dhëna, dërgimin e mesazheve të tjera.

Related Articles