Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se bota duhet ta dijë se gjiganti spanjoll është rikthyer dhe se do të jetë në gjendje të garojë në treg për lojtarët më të mirë gjatë verës së ardhshme, pasi e prezantoi blerjen më të re të klubit Ferran Torres të hënën.
Barça i lejoi Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin të largoheshin para se të niste sezoni për shkak të telasheve financiare, por shefi i klubit katalonas i ka paralajmëruar se rivalët se tani është në gjendje të shpenzojë shumë për t’u kthyer në maje.
Pasi e bleu Torresin nga Manchester City për 55 milionë euro javën e kaluar, për Barçën përflitet bujshëm se do ta afrojë edhe sulmuesin e shumëkërkuar të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
“Më lejoni të mos flas për individual, sepse nuk është më e dobishme për ne”, tha Laporta gjatë prezantimit të Torresit në Camp Nou, kur u pyet nëse Barça mund ta përballojë blerjen e Haalandit.
“Ne jemi duke punuar për afatin kalimtar të verës. Çdo gjë është e mundur nëse bëhet siç duhet. Jam i sigurt se gjërat do të shkojnë mirë. Çdo klub e mendon mundësinë për të ardhur këtu”, nënvizoi ai.
“Ne nuk e kemi humbur statusin tonë në tregun e lojtarëve. Të gjithë lë të bëhen gati sepse Barça është rikthyer; ardhja e Ferranit e dëshmon këtë. Ne jemi referencë”, shtoi ai.
Optimizmi i Laportës bie në kundërshtim me gjendjen financiare në Camp Nou. Barcelona është e zhytur në borxh prej mbi 1 miliard eurosh dhe La Liga e ka kufizuar atë të mos i shpenzojë më shumë se 97 milionë euro këtë sezon.
Barçës i lejohet t’i shpenzojë vetëm 25% të kursimeve.