Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku shumë qytetarë ia mësynë qendrave të votimit.
Një rast i rrallë ka ndodhur gjatë procesit të votimit në Kavajë të Shqipërisë.
Një nuse ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës.
E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë ditë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët, raporton Top Channel.
Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë katër orë e gjysmë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla.