Ka disa simptoma më pak të njohura të variantit Omicron, për të cilat mund të keni nevojë për trajtim urgjent. Disa nga këto shenja mund të shfaqen në lëkurë, në buzë ose thonjtë tuaj, shkruan The Sun.
Sipas ekspertëve shëndetësorë të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzë ose të thonjtë tuaj.
Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt, ai është më i lehtë në krahasim me variantet e tjera, sipas një raporti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Shenja të tjera të pazakonta të Omicron përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, zë i ngjirur, djersitje gjatë natës, dhimbje të muskujve dhe rrjedhje të hundëve. Ndërkohë, tre simptomat kryesore të varianteve të tjera janë temperaturë e lartë, kollë e re e vazhdueshme dhe humbje e shijes ose nuhatjes.
Sipas raportit, rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Dozat përforcuese të COVID-it mbrojnë kundër Omicron dhe janë një mundësi për ti dhënë fund pandemisë, kanë theksuar ekspertët./Gazeta Enigma/