Novak Gjokoviç ka thënë se do ta mbrojë titullin në “Australian Open”, pas sipas tij i është pranuar kërkesa për të luajtur, pavarësisht që nuk është i vaksinuar.
Ka ende pasiguri rreth pjesëmarrjes së Gjokoviçit pasi lojtarëve iu tha se duhet të vaksinohen plotësisht në mënyrë që të marrin pjesë ose të kenë një përjashtim mjekësor të dhënë nga një panel i pavarur ekspertësh.
Gjokoviç, i cili është i barabartë me Roger Federer dhe Rafael Nadal me 20 tituj të Grand Slam-it, nuk e ka zbuluar statusin e tij të vaksinimit; vitin e kaluar, babai i tij tha se nuk kishte gjasa të mbronte titullin e tij të vitit 2021 për shkak që nuk është i vaksinuar.
Por të martën, serb postoi një foto të tij në një aeroport me një mbishkrim duke thënë se ai është rrugës për në Australi, shkruan CNN.
“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Ju uroj të gjithëve shëndet, dashuri dhe lumturi në çdo moment të tanishëm dhe të ndjeni dashuri dhe respekt ndaj të gjitha qenieve në këtë planet të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në Instagram.
“Kam kaluar kohë fantastike me të dashurit e mi gjatë pushimit dhe sot po shkoj drejt Australisë me leje përjashtimi”.
Turneu i këtij viti do të zhvillohet nga data 17-30 janar.