Emri i legjendës Fadil Vokrri ende figuron në listat e votuesve në Shqipëri

Emri i legjendës Fadil Vokrri ende figuron në listat e votuesve në Shqipëri

Shqiptarët në Shqipëri ua kanë mësyrë kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re.

Megjithatë atje duket se ende nuk janë rregulluar listat e votuesve. Në një prej listave të votuesve në qarkun e Tiranës ende figuron emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrrit.

Ikona e futbollit, Fadil Vokrri, ka lindur më 27 korrik të vitit 1960 derisa ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018.

Vokrri ka qenë President i Federatës së Futbollit të Kosovës për 10 vite radhazi, duke qenë njeriu kyç për pranimin e Kombëtares së Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Related Articles