Klodiani nga Tirana është heroi i ditës

Klodiani nga Tirana është heroi i ditës

Një shofer i një automjeti për arsye ende të panjohura është futur në Bulevardin e Tiranës duke çarë kordonët rrethuese të sheshit dhe ka nisur të bëjë manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj.

Shoferi nuk i është bindur qytetarëve që të ndaloj dhe djaloshi 22 vjeçar i cili gjendej në atë hapësirë ka vrapuar dhe me shqelma është futur brenda makinës ku ndodhej shoferi i cili më pas është neutralizuar nga qytetarët.

Në një rrëfim për “News 24”, i riu i quajtur Klodian,  tha se në ato momente nuk mendoi për veten e tij por dëshironte vetëm të mbronte jetën e qytetarëve.

“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh ai.

Related Articles