Tetëdhjetë lojtarë pozitivë janë të regjistruar deri më tani në Serie A.
Ky fakt ka alarmuar futbollin italian dhe për këtë po pritet shtyerja e shumë ndeshjeve.
Një nga to është edhe derbi Juventus-Napoli.
Salernatiana-Venezia është ndeshja e parë e konfirmuar si e shtyrë në orarin e nesërm.
Këtë fat pritet ta kenë edhe Sampdoria-Cagliari, Atalanta-Torino e Spezia-Verona.