Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, pak minuta më parë ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti.
Bytyçi tha se pas një diskutimi të gjatë me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar lirimin nga detyra në fund të këtij muaji.
Vendimin për largimin nga kjo pozitë, Bytyçi thotë se e ka marrë pasi gjatë muajve në vijim do të punojë ngushtë me ekipin mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.
“Për të ruajtur parimin e mos ndërhyrjes, paanshmërinë dhe për të siguruar që puna ime nuk konsiderohet ndërhyrje politike në asnjë formë, e pas një bisede të shkurtër me z. Veseli, po tërhiqem nga çdo funksion dhe pozitë që kam në Partinë Demokratike të Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera.
Tutje, ai ka falënderuar PDK-në për mundësinë dhe hapësirën, gjithashtu edhe mediat për bashkëpunimin.