Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka njoftuar se ndaj tetë zyrtarëve kubanez janë vendosur sanksione të vizave.
Blinken tha se Kuba dënoi me burg protestuesit paqësorë.
Sekretari Amerikan gjithashtu tha se SHBA qëndron me popullin kubanez dhe në luftën e tij për liri.
“SHBA vendosi sanksione në viza për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në luftën e tij për liri”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan edhe disa figura të famshme politike në Ballkan, duke filluar nga Sali Berisha në Shqipëri, e pastaj Millorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë, e po ashtu vendosën sanksione edhe ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq./Gazeta “Enigma”/
The U.S. imposed visa restrictions on 8 Cuban government officials. Those who jail peaceful protesters and sentence them to unjust prison terms must be held accountable. We stand with the Cuban people in their fight for freedom