Prishtina e ka mposhtur në udhëtim Dritën (2-1), ndërkohë që Ballkani ka fituar 1:0 ndaj Gjilanit, duke e bërë garën për titull në Superligë më të nxehtë se asnjëherë më parë.
Prishtina dhe Ballkani kanë triumfuar ndaj Dritës dhe Gjilanit, përkatësisht, në ndeshjet kryesore të javës së 30-të në Superligë të dielën.
Fitoret e bardhekaltërve dhe skuadrës nga Suhareka nënkuptojnë se tani vetëm një pikë i ndan tri ekipet e para në renditje, në një garë të paparashikueshme për titull këtë sezon. Në duelin tjetër të mbijetesës, Llapi e ka mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 (2-1).