Borussia Monchengladbach e ka mposhtur sërish Bayern Munichun, kësaj radhe në Bundesligë.
“Bavarezët” u mposhtën 1:2 nga Monchengladbach në xhiron e 18-të të Bundesligës, shkruan Gazeta Express.
Vendasit hynë në këtë ndeshje me qëllimin kryesor, hakmarrjen për humbjen 5:0 të shkaktuar në ndeshjen e Kupës.
Dhe, Bayerni e nisi mbarë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 18-të përmes sulmuesit Robert Leëandoëski.
Megjithatë, pastaj ndeshja mori tatëpjetën për Bayernin. Mysafirët e përmbysën rezultatin brenda katër minutave.
Fillimisht Neuhaus barazoi rezultatin në minutën e 27-të, kurse katë minuta më vonë Lainer shënoi golin e fitores.
Bayerni më pas tentoi të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk e arriti dot.
Robert Lewandowski ishte shumë pranë golit, por dy herë e goditi shtyllën.
Kështu, Bayerni mbetet i pari me 43 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Monchengladbach me këtë fitore ngjitet në vendin e 11-të me 22 pikë. /Gazeta Enigma/