Shumë shkencëtarë dhe ekipe kërkuesish janë duke studiuar variantin e ri të koronavirusit Omicron, i cili është vërtetuar që është më i transmetueshëm dhe tashmë mund të konsiderohet si dominant në të gjithë botën, për të kaluar Deltën në vend të dytë.
Por lajmi i mirë vjen nga Universitetit i Uashingtonit, studiuesit e të cilit parashikojnë se Omicron do të shkaktojë 99% vdekje më pak nga paraardhësi i tij Delta.
Shkencëtarët gjithashtu vlerësojnë se përhapja e gjerë e Omicron mund të ndërtojë shumë më herët imunitetin e tufës, duke sjellë për rrjedhojë përmirësimin e emergjencës shëndetësore që mban të mbërthyer botën prej dy vitesh.
Megjithatë, OBSH në daljen e saj të fundit bëri thirrje se pavarësisht se mutacioni i ri shkakton simptoma të lehta nuk duhet neglizhuar në asnjë moment.