Toronto FC ka njoftuar zyrtarisht se kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne ka nënshkruar për klubin MLS dhe do të bashkohet në korrik si lojtar i lirë.
Kontrata e tij me skuadrën italiane do të skadojë më 30 qershor, pasi Napoli ofroi një zgjatje vetëm nëse ai merr një ulje të konsiderueshme të pagës.
It’s not official until @FabrizioRomano says the magic words… ????????????????. ????????. ????????!
Benvenuto a Toronto, Lorenzo Insigne ????????@Lor_Insigne | #TFCLive pic.twitter.com/2Ved7P4SZF— Toronto FC (@TorontoFC) January 8, 2022
“Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë”, tha presidenti i Toronto FC Bill Manning në faqen zyrtare të internetit.
“Lorenzo është një lojtar sulmues i klasit botëror në kulmin e karrierës së tij. Ai ishte kampion i Evropës me Italinë dhe ka performuar në skenat më të mëdha gjatë karrierës së tij në klub me Napolin.
“Lorenzo ka talentin për të ndryshuar lojërat. Ai e luan lojën me gëzim dhe pasion, dhe tifozët dhe mbështetësit tanë do të pëlqejnë ta shikojnë atë si një anëtar i ekipit tonë”, deklaroi ndër të tjerash presidenti i klubit kanadez.
Bëhet fjalë për një marrëveshje parakontrate për një marrëveshje katërvjeçare që fillon nga 1 korriku 2022.
Raportohet se Insigne do të fitojë 11.5 milionë euro bruto për sezon, plus deri në 4.5 milionë euro në sezon bonuse të lidhura me performancën.