“Qëndroju larg njerëzve negativë. Ata kanë nga një problem për çdo zgjidhje”.
“Një person i zgjuar e zgjidh një problem. Një person i mençur e shmang atë”.
“Çdo njeri mund të dijë. Çështja është të kuptosh”.
“Jeta është njësoj si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur balancën, duhet të vazhdosh të lëvizësh”.
“Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata”.
“Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një qëllim, jo me njerëzit apo objektet”.
“Sa më shumë njohuri, aq më pak egoizëm. Sa më pak njohuri, aq më shumë egoizëm”.
“”Unë mundem” është 100 herë më e rëndësishme, se sa koeficienti i inteligjencës”.
“Mundësitë qëndrojnë në mes të çdo vështirësie”.
“Marrëzia është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht e vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme”.
“Fillimisht duhet t’i mësosh rregullat e lojës, dhe më pas të luash më mirë se gjithë të tjerët”.
“Përpiquni të mos bëheni njerëz të suksesit, në vend që të bëheni njerëz të vlerave”.
“Njësia matëse e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar”.
“Logjika mund të të çojë nga A-ja tek B-ja. Imagjinata do të të çojë kudo”.
“Çdokush është një gjeni, por nëse ti e gjykon një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në një pemë, atëherë ai do ta kalojë gjithë jetën e tij duke besuar së është budalla”.
“Dikush që ndjek turmën, me shumë mundësi nuk mund të shkojë dot më larg se turma. Ata që ecin të vetëm, mund ta gjejnë veten në vende, në të cilat askush nuk ka qenë më parë”.
“Ke dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është duke besuar se asgjë nuk është një mrekulli dhe tjetra sikur gjithçka është një mrekulli”.