Burri vret me kallash gruan në Vaun e Dejës

Burri vret me kallash gruan në Vaun e Dejës

Krim i rëndë brenda familjes në Vaun e Dejës, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në fshatin Nenshat, teksa mësohet se viktima është Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë bëhet i ditur se i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i viktimës dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim./Gazeta Enigma/

Related Articles