Rrahet me shqelma e grushte një vajzë në Pejë(VIDEO)

Rrahjet mes njerëzve janë bërë të shpeshta, sidomos të atyre që bëhen në mes të rrugëve. Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës ku janë përfshirë katër vajza.

Rastin për Gazetën “Enigma“, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në qytetin e Pejës rreth orës 9 të mëngjesit ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku është dëmtuar edhe një kamionet. Policia ka ndaluar një person në mbajtje për 48 orë dhe rasti konsiderohet si shantazh i mëhershëm”, thuhet në përgjigjjen e policisë.

Sipas pamjeve, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë.

Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.

E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me kokë për toke. E gjithë kjo sipas policisë ka ndodhur si rezultat i përleshjes së mëhershme./Gazeta”Enigma”/

Related Articles