Gati se askush nuk respekton masat anti-COVID (VIDEO)

Gati se askush nuk respekton masat anti-COVID (VIDEO)

Një grumbull i njerëzve që këtë të diel gjendeshin në tregun e automjeteve në Prishtinë të cilët nuk respektuan masat anti-COVID, edhe pse mundësia e përhapjes së virusit është jashtëzakonisht e madhe.

Infektologia, Albina Ponosheci, bën thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë në mënyrë që t’i shpëtojmë valës dhe rritjes së madhe të numrit të të infektuarve.

Mirëpo, rregullat e qeverisë nuk po respektohen as nëpër lokale, ndonëse është vendosur që klientët mos të lejohen të hyjnë nëse nuk kanë certifikatë të vaksinimit apo teste negative.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 304 persona me COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles