Vajtimin po mundohen ta kalojnë me muzikë.
Në këtë mënyrë, një grup njerëzish para hotelit Melbourn Park, po tregojnë mbështetjen ndaj Novak Gjokoviq .
Sipas tyre, tenisti serb po mbahet i izoluar padrejtësisht aty për të katërtën ditë me radhë.
Ndërsa në ditën e pestë, të hënën, ata shpresojnë që bashkëvendasi i tyre të lejohet nga autoritetet vendase, të largohet nga hoteli dhe të merr pjesë në garën e “Australian Open”, ku është kampion aktual.
Por, ndryshe mendon eksperti i ligjit të imigracionit, Christopher Levingston.
“Mendoj se kërkesa e Djokovic do të jetë e pasuksesshme, duke u bazuar në deklaratat e ministrit të shëndetësisë dhe rregullat shtetërore kundër COVID-it.”
Anglezi thotë se serbi do të dëbohet nga Australia.
“Nëse një person i profilit të lartë paraqitet në kufi dhe është kundër vaksinimit, ku paraprakisht publikisht ka thënë se vaksinimi është humbje kohe, ai del kundër rregullave të qeverisë.”
Gjokoviqit i është anuluar viza pas arritjes në aeroportin e Melbourn, ku zyrtarët kufitar australian e njoftuan se nuk i përmbushte kriteret për të hyrë, pasi nuk ishte i vaksinuar.
Me këtë rast, avokatët e tij kanë paraqitur në gjykatë ankesën kundër largimit nga Australia, duke dhënë si dëshmi se Djokovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar dhe tani është shëruar./Gazeta Enigma/