FC Ballkani nga Theranda e cila mbylli edicionin vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës në pozitën e dytë, me 34 pikë, një më pak se lideri Gjilani, ka intensifikuar fazën përgatitore gjatë ditës së sotme, nga një në dy ushtrime brenda ditës, shkruan Gazeta Enigma.
Fazën e parë përgatitore dimërore Ballkani po e zhvillon në Therandë, të cilën e ka filluar menjëherë pas festave të fundvitit, gjegjësisht nga 5 janari.
Ndërkohë edhe në afatin kalimtar i cili është në vazhdim e sipër, Ballkani ka paraqitur ovbjektivat e saj, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka angazhuar trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja. Ai u zyrtarizua saktësisht më 5 janar, rreth 20 ditë pas shkëputjes së njanshme të bashkëpunimit me ish trajnerin Bekim Isufi.
Pas kësaj faze përgatitore, skuadra nga Theranda do të vijoj përgatitjet në qendra tjera rekreative, ndërsa pret fillimin e edicionit pranveror e pozicionuar në pozitën e dytë, një pikë pas liderit SC Gjilani.