Ky person po kërkohet nga Policia, ka rreth 30 urdhërarreste të lëshuara

Ky person po kërkohet nga Policia, ka rreth 30 urdhërarreste të lëshuara

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestiin e një personi, i cili është në kërkim nga policia. I njëjti është i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

“Fatos Hoxha, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, janë aktive rreth 30 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente”, njofton policia.

Personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.

“Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në apelin e policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles