Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se 1 mijë e 705 foshnje kanë lindur gjatë vitit 2021 në këtë spital.
Sipas këtij spitali, 819 foshnje kanë qenë të gjinisë femërore ndërsa 880 të asaj mashkullore.
“Gjatë vitit 2021 numri i foshnjave që kanë lindur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka qenë 1,705 foshnje. Sa i përket gjinisë 819 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 880 të gjinisë mashkullore. Mesatarisht në një ditë kanë lindur 4.6 foshnje ndërsa numri i nënave që kanë lindur për herë të parë kanë qenë 670”, është bërë e ditur nga ky spital.
Sa i përket vendbanimeve të nënave të porsalindurave, sipas spitalit të Pejës, 953 foshnje janë nga Komuna e Pejës, 311 Istogut, 232 Klinës, 163 Deçanit, 17 Malishevës, 10 Skenderajt, 9 Gjakovës, 8 Prishtinës, 2 Fushë Kosovës. /Gazeta “Enigma”/