Pasditen e së enjtes ka vdekur këngëtari i njohur pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King, raporton Gazeta Enigma.
I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij, konfirmohet nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit.
Sipas tyre, Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.
Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e rock-grupit kosovar Seleksioni 039 të njohur për hitet e tyre në vitet e 80-ta dhe 90-ta.