Skuadrat e Liverpool dhe Arsenal po përballen sonte (e enjte) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në EFL Cup, shkruan Gazeta Enigma.
Në këtë ndeshje, Granit Xhaka është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 24-të.
Xhaka u përjashtua pasi goditi me këmbë Jotan, pas një aksioni të shpejtë nga Liverpooli, gjë që mund të rezultonte me gol.
????⚽️ | Granit Xhaka is sent off for Arsenal! Red card!
pic.twitter.com/F9hZYjRSqC— Football For You (@FootbaIlForYou) January 13, 2022
Ndryshe, kjo do të jetë ndeshja e parë për eliminim direkt mes dy ekipeve nga Anglia, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet një jave më vonë.
Skuadrat tashmë e dinë se kush i pret në finale, pasi Chelsea mbrëmë eliminoi Tottenhamin.
Në situatë normale, edhe finalisti i këtyre dy ekipeve do të dihej, por ndeshja u shty për një javë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus./Gazeta Enigma/