Rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, ka folur për universitetet publike, duke kërkuar kështu pavarësi financiare për to.
Ai gjithashtu foli edhe për lirimin e studentëve nga pagesat, ku tha se kjo ka ndikuar në motivimin e tyre.
“Unë konsideroi se është bërë një veprim i mirë dhe si i tillë është një nxitje dhe një motivim i mirë për fillimin dhe vazhdimin e studimeve. Ka mjaftë raste kur studentët për çështje ekonomike janë detyruar t’i ndërpresin studimet, ose t’i vonojnë ato”, u shpreh ai.
Nimani tregoi se a ka pasur ku vendim ndonjë efekt financiar.
“Nuk ka pasur ndonjë efekt financiar, të pakten në institucionet publike, për shkak se 100 përqind aksionar të universiteteve publike, është Qeveria e Kosovës, 100 përqind fondet i siguron nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, është e njëjta formë, ndonëse Qeveria e ka lehtësuar punën me studentët, ndërsa këtë pjesën e mjeteve me të cilat janë dëmtuar universitetet tona, konkretisht Universiteti i Gjakovës, Qeveria i rimburson në vija tjera buxhetore”, u shpreh tutje Nimani./Gazeta Enigma/