Lajçak pas takimit me Vuçiq: Çështjet e njëjta do t’i diskutoj edhe me Kurtin

Lajçak pas takimit me Vuçiq: Çështjet e njëjta do t’i diskutoj edhe me Kurtin

Është zhvilluar takimi mes Përfaqësuesit Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, theksoi se të njëjtat gjëra që i ka diskutuar me Vuçiq, do t’i diskutojë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Lajçak në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet që gjatë ditës ai pritet të takohet edhe me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe Shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borell, e po ashtu edhe me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që këtë javë të udhëtoj në Bruksel.

Related Articles