Vuçiq: Mini Schengeni është e vetmja zgjidhje e mençur, për marrëdhënie të mira me Shqipërinë

Vuçiq: Mini Schengeni është e vetmja zgjidhje e mençur, për marrëdhënie të mira me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmë se pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Serbia dëshiron t’i përmirësojë raportet me Tiranën dhe të ketë marrëdhënie sa më të mira me qeverinë dhe shtetin shqiptar, raporton Tanjug.

Ai njëherit shtoi se projekti i “mini Schengenit” është e vetmja sjellje e mençur.

“Serbët nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë atë, por kjo është e vetmja zgjidhje racionale dhe e zgjuar, gjithçka tjetër do të ishte budallallëk dhe e pakuptimtë”, tha Vuçiq në Bruksel kur u pyet nga gazetarët në lidhje me vazhdimin e iniciativës së “mini Schengenit” pas zgjedhjeve në Shqiperi.

Vuçiq tha se ai do të ishte “afër” për krijimin e një qeverie të re në Tiranë, por që ai nuk donte të deklarohej deri sa të shpalleshin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Related Articles