Beniada Nishani është një nga banoret më pozitive brenda BBV.
Modelja shqiptare është pjesë e shtëpisë që nga data 5 tetor atëherë edhe kur nisi spektakli më i madh shqiptar.
Ajo është një nga banoret e shtëpisë që e ka mirë me të gjihë, ndaj pëlqehet shumë.
Simpatia ndaj saj dita-ditës është shtuar edhe për shkak të mos shqiptimit të duhur të fjalëve në gjuhën shqipe.
Shpesh video e Beniadës kanë bërë xhiro në rrjetet sociale pikërisht për këtë arsye, siç ishte rasti me shqiptimin e emrin të Butrint Imeri e Noizyt.
Së fundmi ajo ka shkrirë banorët së qeshuri me shqiptimin e mbiemrit të Yll Limanit, sipas Beniadës këngëtari quhet ‘Yll Dhimani’.
Ajo ndër të tjera tregoi simpati ndaj tij duke e krahasuar edhe me një arush të vogël./Gazeta Enigma/