“Kërcënon” Ronaldo: S’pranoj më pak se top treshen

“Kërcënon” Ronaldo: S’pranoj më pak se top treshen

Pesë herë Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, ka thënë që nuk do të pranojë më pak se të qenët brenda top treshes në Premier Ligë këtë stinor.

Kjo mund të tingëllojë si kërcënim për klubin e tij, Manchester United, që gjendet në pozitën e shtatë.

“Nuk e pranoj që mentaliteti ynë të jetë që të mos jemi brenda top treshes në Premier Ligë”, ka thënë Ronaldo.

“Mendoj që në mënyrë që të ndërtosh gjëra të mira, nganjëherë duhesh t’i shkatërrosh disa gjëra. Andaj pse jo – vit i ri, jetë e re, dhe shpresoj që Manchester United-i të jetë në nivelin në të cilin e duan fansat. E meritojnë atë”./Gazeta Enigma/

Related Articles