Qytetarët nuk hezitojnë ta marrin vaksinën anti COVID-19

Qytetarët nuk hezitojnë ta marrin vaksinën anti COVID-19

Tashmë ka përfunduar procesi i vaksinimit me 24 mijë dozat e para të vaksinave anti-Covid, kurse qytetarët janë shprehur të gatshëm të vaksinohen pas ardhës së dozave tjera.

Musa Prelvukaj ka thënë se nuk heziton ta marr vaksinën anti COVID-19, përkundrazi ai e sheh obligim një gjë të tillë.

“Jo unë e ndjej si obligim me marrë atë edhe do ta marr. Tash përveç mbrojtjes së organizimit që ka janë edhe disa gjëra administrative që t’i kërkojnë në aeroporte, kudo që udhëton”.

Edhe Enver Osmani e konsideron të arsyeshme marrjen e vaksinës kundër virusit Corona.

“Unë besoj që është e arsyeshme me marrë vaksinën, duhet me u bazuar mjekët internacional që e kanë miratuar këtë. Kështu që unë jam për”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinave anti-Covid më 28 mars të këtij viti dhe vaksinimi ka përfunduar më 23 prill.

Related Articles