Kurti shkon me vonesë në seancë

Kurti shkon me vonesë në seancë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar me vonesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave.

Ndonëse është raportuar se Kurti e ka agjendën e zënë nga ora 14:00, kur do të mbahet mbledhja e qeverisë, ai nuk është paraqitur në seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, më parë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit të Vitisë që të jenë të pranishëm në seancë.

Ministri Vitia ka mbërritur mëherët në seancë, ndërsa, nuk dihet nëse Kurti do t’i bashkohet seancës më vonë.

Kujtojmë që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të diskutuar rreth pandemisë COVID-19, menaxhimit dhe sigurimit të vaksinave, në kohën kur Kosova është një ndër venet e fundit të furnizuara.

Related Articles