82 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në komunën e Kamenicës, që nga shpërthimi i pandemisë në vendin tonë në mars të vitit 2020.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 2454 qytetarë të kësaj komune janë infektuar, derisa 2365 mposhtën sëmundjen.
Aktualisht në gjithë komunën janë 7 raste aktive me Covid-19.
“Ju lutem respektoni rregullat e Institutit. Ruani veten dhe të tjerët! Vaksinohuni!”, bëhet thirrje nga kjo komunë.
Pandemia në Kosovë shpërtheu në mars të vitit 2020. /Gazeta “Enigma”/
Njoftimi i plotë: