Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar nga deputetja e Lëvisjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, që të kthej mandatin që Hoxha e quan të vjedhur nga votuesit e PDK-së.
“Nuk dua të ndalem se a ka të drejtë që një deputet të shkoj në një parti, por mënyrë sesi kjo bëhet e kur bëhet, ka rëndësi të veçantë. Nuk kujtoj që dikush nga PDK ka ofenduar këto ditë zonjën Granica asnjëherë, kemi diskutuar për mungesën e hapësirë që ka thënë ajo. Ne kërkojmë kthimin e mandatit të vjedhur nga votuesit e PDK-së”, tha Hoxha.
Hoxha theksoi se PDK-ja nuk njihet në historinë e saj për linçime e as nuk ka shkruar mbishkrime për asgjë nëpër muret e askujt.