Pas daljen nga emisioni “Për’puthen”, Alvisa dhe Bashkimi kanë qenë të ftuar në emisione të ndryshme ku kanë folur për lidhjen e tyre.
Ata janë shprehur se nuk janë çift dhe e sqaruan deklaratën e tyre.
Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.
Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.
Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.
Në një intervistë të dhënë për “Prive” së fundmi, Bashkimi ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre.
Ai zbuloi se për momentin po qëndron në Mitrovicë edhe pse e viziton shpesh Tiranën për të takuar Alvisën.
Ish-konkurrenti rrëfeu se i ka kërkuar Alvisës të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera.
Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket planeve për të ardhmen, kanë rënë dakord që të qëndrojnë në Tiranë.
Ajo që na bëri përshtypje ishte se ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën./Gazeta Enigma/