Reagon kryeministri australian për Djokovic: Tani është koha për të shijuar tenisin

Reagon kryeministri australian për Djokovic: Tani është koha për të shijuar tenisin

Për vendimin e gjykatës për dëbimin e Gjokoviqit foli edhe kryeministri australian Scott Morrison.

“Gjykata Federale e Australisë ka vendosur njëzëri të refuzojë kërkesën e z. Novak Gjokovic për rishikim gjyqësor, i cili kërkon të kundërshtojë vendimin e Ministrit të Emigracionit për heqjen e vizës. Ky vendim për anulim është marrë për shëndetin, sigurinë dhe rendin, sepse ishte në interes të publikut, vendimi për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe popullin të sigurt”, tha kryeministri.

“Qeveria jonë e ka kuptuar gjithmonë këtë dhe ka qenë e gatshme të marrë vendimet dhe veprimet e nevojshme për të mbrojtur kufijtë tanë. Falënderoj gjykatën për veprimin e saj të shpejtë për këtë çështje dhe durimin e të gjithë të përfshirëve ndërsa punuam për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Tani është koha për të vazhduar me Australian Open dhe për t’iu rikthyer shijimit të tenisit”, përfundoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles