Kryetari i Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar (URA), Dritan Abazoviq, pritet që të hënën e 17 janarit ta propozojë formimin e një qeverie të pakicës, si zgjidhje për krizën politike në Mal të Zi, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Oferta e kësaj partie për subjektet e tjera parlamentare pritet të prezantohet nesër përmes një konference për medie, ndërsa palët që pritet të përfshihen në këtë model janë mbledhur këtë të diel për ta dhënë konceptin final.
Siç ka mësuar jozyrtarisht Portali i Radiotelevizonit Publik të Malit të Zi nga disa burime, qeveria e re do të përbëhet nga URA, SNP dhe partitë e pakicës. Kjo është diskutuar me përfaqësues të partive shqiptare dhe boshnjake. Sipas këtij propozimi, në Qeveri nuk do të kishte përfaqësues të DPS dhe DF.
Qeveria aktuale duhet të shkarkohet në mënyrë që të zgjidhet një e re. Që të bëhet kjo duhet një interpelancë, e cila duhet të nënshkruhet nga 27 deputetë. Grupi politik që mbron këtë model nuk ka aq shumë firma deri më tani.
Nëse Abazoviq arrin që të bëhet kryeministër i Malit të Zi, ai do të bëhej i pari shqiptar që mban një post të tillë atje krahas Edi Ramës në Shqipëri e Albin Kurtit në Kosovë./Gazeta Enigma/