Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të filloj me mot të ftohtë, derisa në njoftim thuhet se të martën në disa vende do të ketë edhe reshje të borës.
Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë sipas IHMK-së priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s. /Gazeta Enigma/.